Familja Goroveci jeton në një shtëpi të vjetër njëkatëshe, mbushur me vazo lulesh në fshatin Gurras në Pogradec. Shtëpia është e rrethuar me pjergull, me të cilën familja prodhon verë dhe raki.
Gorovecët e përshkruajnë veten e tyre si myslimanë, edhe pse vetëm njëri prej tyre agjëron gjatë Ramazanit. Një prej nuseve të shtëpisë, Polieda është e krishterë ortodokse dhe ata e kanë mirëpritur në familje.
“Ne festojmë pashkë e krishtlindje me krushqit dhe ata na kthejnë vizitat për Bajram”, thotë 52-vjeçarja Nevres Goroveci, nënë e dy djemve, ulur në kopshtin e saj në një ditë me diell. Për të provuar këtë, ajo nxjerr tre vezë të ngjyrosura pashkësh, dy jeshile dhe një të kuqe. Familja e Poliedës ua ka dhuruar vezët pashkët e kaluara dhe tradita e do që t’i mbajnë ato deri në të njëjtën kohë vitin tjetër.
Nuk është e pazakontë në Shqipëri që anëtarë të së njëjtës familje të kenë besime të ndryshme dhe të kremtojnë së bashku festat e tyre. Kjo mënyrë është reflektim i një tradite të gjatë të bashkëjetesës fetare në vendin që ka shumicë myslimane, por gjithashtu një popullsi jo të vogël të krishterë ortodokse dhe katolike.
Kjo traditë është një nga arsyet pse Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë për udhëtimin e tij të parë evropian jashtë Italisë, në shtator të 2014-s. Ai e përshkroi tolerancën fetare në Shqipëri si “thesar” që duhej mbrojtur dhe mbajti meshën e së dielës para 300 mijë njerëzve, shumë prej të cilëve myslimanë.
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 445 nga 914 vendvotime
“Është nder i madh për mua”, çka i tha Trumpi – Ramës në let...
Një person në Deçan vetëplagoset në gishtin tregues
Izraeli reagon ashpër ndaj emërimit të panelit ndërkombëtar ...
Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet këmbësorja
Kërcënimi i Trump me tarifa për Groenlandën, konsiderohet “i...