Temperaturat e larta në Shqipëri, kanë favorizuar shkëndijat e para të zjarreve në pyje për këtë verë.
Dy vatra zjarri janë aktive aktualisht në vend, njëra në kodrat mes fshatit Radhimë dhe Tragjas ndërsa tjetra në Peshtan të Fierit.
Në terren janë aktivizuar dhjetëra punonjës e zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
Konkretisht në vatrën në kodrat mes fshatit Radhimë dhe Tragjas dy makina dhe dhjetë punonjës të zjarrfikseve janë në terren për të shuar flakët e zjarrit përgjatë zonës së Radhimës.
Flakët të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë bay passit mbi fshatin
Ndërsa në Peshtan të Fierit pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin ndërsa në një terren të vështirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e tyre bëhet tepër e vështirë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh. /TCH/
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...