Temperatura përvëluese po ndjehen më shumë se kurrë në Shqipëri. Për këtë të shtunë, Berati dhe Elbasani kanë shënuar temperaturat më ekstreme. Piku u arrit në Berat me 40.4 gradë Celcius dhe në Elbasan me 40.2 gradë Celcius.
Moti i nxehtë që ka mbërthyer territorin prej të martës e pati pikun ditën e premte. Në Kuçovë u regjistrua edhe temperatura më e lartë me 41.4 gradë Celcius, pasuar nga Berati dhe Elbasani.
Edhe dita e dielë parashikohet të jetë me mot të nxehtë, ku maksimalja do jetë rreth 40 gradë Celcius. Sipas meteorologëve, nga e hëna e ardhshme për 5 ditë më radhë, na presin ditë edhe më të nxehta.
Kulmi i nxhehtësisë pritet të shënojë rreth 42 gradë c të enjten dhe të premten e ardhshme. Kjo valë aspak e zakonshme ka përfshirë thuajse gjithë shtetet e Europës Jugore./tvklan.al
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja