Forcat sulmuese dhe mbështetëse detare të NATO-s dhe Flota e Gjashtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfunduan stërvitjen “Goditja e Neptunit” në detet Adriatik dhe Jon, me pjesëmarrjen edhe të anijeve shqiptare dhe kroate.
Kjo stërvitje ishte faza e tetë e serisë së aktiviteteve të Projektit Neptun të NATO-s të planifikuara prej një kohe të gjatë, të cilat tregojnë kohezionin e Aleancës së NATO-s dhe kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale.
“Ndërsa avionët e aleatëve dhe partnerëve fluturonin së bashku në qiej, anijet e grupit sulmues të transportuesit George H. W. Bush lundruan së bashku me anije të shumta aleate në detet Adriatik dhe Jon, përfshirë edhe anije shqiptare dhe kroate”, shton ambasada.
Vendet pjesëmarrëse në stërvitjen “Goditja e Neptunit” përfshinin Shqipërinë, Belgjikën, Bullgarinë, Kanadanë, Çekinë, Kroacinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Portugalinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanja, Suedia, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA, thuhet në njoftimin e ushtrisë amerikane./arbresh.info/
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...