Për zbatime më të shpejta dhe më efikase të vendimeve të gjykatave, Shqipëria ka dhënë një kontribut vullnetar prej 30 mijë eurosh në Fondin e Mirë Besimit për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës.
Nisma synon të ndihmojë autoritetet shqiptare në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore vendase dhe atyre të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me fokus të veçantë te çështjet e pronës dhe kompensimi i saj. Angazhimi u konfirmua gjatë një takimi mes Ambasadorit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi, dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm, Bjørn Berge.
Nga kjo nisëm përfitojnë Ministria e Drejtësisë, qeveria dhe institucionet e sistemit të drejtësisë, të cilat forcojnë zbatimin e detyrimeve dhe shmangien e shkeljeve të përsëritura. Përfitues kryesor janë edhe gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do të trajnohen sipas standardeve evropiane dhe do të kenë një praktikë më të harmonizuar.
Mbështetja do të përfshijë tre hapa kryesorë, që synojnë rezultate konkrete menjëherë:
Pronat: kompensimi dhe kthimi i pronës
Trajnime për gjyqtarë dhe prokurorë sipas standardeve evropiane
Forcim i institucioneve të drejtësisë dhe harmonizim i praktikës gjyqësore
Kjo nismë synon të përshpejtojë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe të rrisë efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.
/rtsh.al/
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki