Investimet e buxhetit u rritën ndjeshëm në katër muajt e parë të vitit, teksa qeveria ka shpenzuar më shumë para në projekte publike. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-prill investimet publike arritën 18.3 miliardë lekë ose 26 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Sipas tabelave zyrtare, thuajse e gjithë rritja ka ardhur nga projektet që financohen me fondet e donatorëve të huaj, ndërkohë që investimet me burime të brendshme kanë shënuar vetëm një rritje të lehtë.
Vitet e fundit investimet publike kanë patur një ecuri të dobët, ku përveç shkurtimit të fondeve për shkak të rritjes së borxhit, problematike ka qenë edhe mosrealizimi i projekteve të miratuara.
Për gjithë vitin 2018, qeveria ka parashikuar të investojë 86.4 miliardë lekë ose rreth 690 milionë euro në projekte publike. Pjesa më e madhe e këtyre parave shkojë për investime në infrastrukturën rrugore, ku bëjnë pjesë ndërhyrjet në disa akse si “by pass”-et e fierit dhe Vlorës, rruga Tiranë-Elbasan dhe ajo Qukës-Qafë Plloç.
Por përveç investimeve nga buxheti, qeveria ka nisur edhe programin 1 miliardë euro, i cili parashikon ndërtimin e disa akseve të mëdha kombëtare përmes koncesionit. Deri tani është miratuar kontrata për rrugën e arbrit, ndërkohë që është çelur tenderi për aksin Thumanë-Kashar, të cilat pritet të kushtojnë rreth 500 milionë euro.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?