Shqipëria numëron në total 721 mijë e 398 pensionistë. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit për qytetin me 1,268 lekë dhe për fshatin me 827 lekë në raport me vitin 2023.
Sipas përllogaritjeve 316 mijë qytetar nuk marrin pension të plotë pasi nuk kanë vitet e plota të punës, ku ndikimi më i madh jepet direkt nga mos-deklarimi i punësimit të tyre nga bizneset.
Për të marrë pension të plotë vjet një grua apo burrë duhet të kishte 38 vite e 4 muaj punë, por shifrat e ISSH-së tregojnë se periudha mesatare kontribuuese për pensionet e reja te vitit 2024 ishte vetëm 26.6 vite punë.
Përveç këtyre faktorëve një tjetër kërcënim për pensionet që vetëm rritet është demografia dhe emigrimi. Numri i ulët i kontribuuesve vijojnë ta mbajë skemën e pensioneve deficitare, shkruan A2CNN.
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...