Në rrethrrotullimin e Shkozetit, mbështetësit e opozitës i kanë vënë zjarrin disa gomave.
Një grup protestuesish kanë vendosur gomat në asfalt dhe më pas u kanë vënë flakën, raporton A2 CNN.
Siç raportojnë mediat atje, në Tiranë kanë dalë edhe deputetë të opozitës duke bllokuar ish-sheshin “Shqiponja”.
Ndërkaq, edhe aksi Tiranë – Durrës dhe Durrës – Tiranë në autostradë është bllokuar nga protestuesit.
Janë bllokuar edhe rrugët nga Lushnja në Rrogozhinë dhe aksi paralel nga Durrësi në Rrogozhinë.
Në kryqëzimin e Milotit, A2cnn raporton se disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në mes të autostradës, duke bllokuar lëvizjen në krahun nga Lezha në drejtim të Tiranës.
Ka një numër më të madh protestuesish në këtë pikë që janë bashkuar nga qarku Shkodër, Lezhë dhe Kukës, ndërkohë që qytetarët nga Kurbini dhe Tropoja pritet që të bllokojnë anën tjetër të rrugës nga Tirana drejt Shkodrës dhe Lezhës.
Opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë 6 akset kryesore rrugore.
Forcat e rendit ndodhen në pikat strategjike të protestës.
PD ka paralajmëruar se rrugët do të zhbllokohen në orën 20:00.
Protesta e kësaj të hëne është në vazhdën e tubimeve që Partia Demokratike ka zhvilluar prej burgosjes së deputetit Ervin Salianji dhe gjatë së cilave është bërë thirrje për qeveri teknike.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...