Pak orë para nisjes së protestës së opozitës zbulohet se ku do jetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Opozita e Bashkuar do të protestojë sot në orën 18:00 duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të vendit.
Por burime zyrtare nga PD bënë me dije se Basha do të jetë në Milot në protestën e orës 18:00. Po kështu mësohet se do të bllokohen rrugët në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan. Bllokim të aksit rrugor nga protesta e opozitës do të ketë edhe në Milot tek karburanti në autostradë./BalkanWeb/
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...