Nga 2 prilli Shqipëria dhe Izraeli do të nisin fluturimet direkte të ndërsjella.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në rrjetet sociale, sipas të cilës kjo do të jetë një mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve që janë të lidhur nga historia.
“Duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella, duke zgjeruar kështu mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh”, tha Balluku.
Balluku thekson se në fluturimin e parë të inaugurimit do të vijnë në Shqipëri personalitete të fushave të ndryshme për të promovuar vendin tonë si një atraksion turistik.
“Gjatë vizitës time në Izrael takova Dina Ben-Tal Ganancia, Drejtoren e Përgjithshme të kompanisë ajrore kombëtare izraelite ELAL. Fluturimi inaugurues më 2 Prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të fushave të ndryshme nga sektori turizmit dhe showbiz, me fokus promovimin e vendit tonë si një atraksion turistik, më interesant për Evropën”, tha ajo./A2cnn
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...