Vijon të mbetet e qëndrueshme situata e Covid në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2,818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.
Edhe 3 qytetarë të nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç, duke çuar numrin e viktimave në 2,406.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar./tvklan.al/
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...