12 pacientë kanë humbur jetën në një 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së koronavirusit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç.
Ndërkohë, 1088 persona janë infektuar me Covid-19 nga 3885 testime që janë kryer në total.
320 raste janë identifikuar në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, 21 raste në Elbasan,16 raste në Mat, 14 raste në Kamëz, 11 raste në Bulqizë, 10 raste në Mallakastër, 9 raste në Korçë, Përmet, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Lushnje, 5 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Delvinë, 4 raste në Lezhë, Pogradec, Kolonjë, Vorë, 3 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Dibër, Maliq, 2 raste në Has, Himarë, Poliçan, 1 rast Pukë, Tropojë, Librazhd, Vau Dejës, Shijak, Patos, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...