Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 03:15 të mëngjesit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahiri, e cila gjendet në afërsi te Qendrës Spitalore Universitare “Nëna Terezë”, në Tiranë. Shërthimi përveç që ka shkatërruar farmacinë plotësisht ka dëmtuar edhe disa lokale të tjera që gjenden afër farmacisë.
Shpërthimi i dytë ndodhi rreth gjysmë ore më vonë se ai i pari, tek shtëpia e ish shefit të komisariatit policor në Tiranë, Alfred Numani, i cili tani drejton Sektorin e Krimeve të Rënda në qarkun e Korçës.
Madje policia e Tiranës rreth orës 6 të mëngjesit parandaloi më të keqën, duke kryer një shpërthim të komanduar të një mjeti eksplosiv që u gjend pranë një stacioni autobusësh në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...