Një sasi lënde eksplozive i është hedhur derës së një lokali në kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranës raportojnë se ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Komuna e Parisit”.
Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të vogël lënde plasëse në derën e lokalit. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili po mbledh prova për zbardhjen e motiveve të sulmit.
Mësohet se pjesë e hetimeve do të jetë edhe marrja në pyetje e pronarit të lokalit dhe të afërmeve të tij. Ende nuk dihet motivi i vendosjes së lëndës plasëse dhe policia po heton për konflikte që pronari ka pasur në të kaluarën apo konkurrenca./TCH
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje