Një shpërthim i fuqishëm është raportuar orët e para të mëngjesit në Elbasan.
Mësohet se sasia e lëndës plasëse është vendosur në shtëpinë e Talo Çelës, në fshatin Katund i Ri, në pjesën e jashtëme të banesës. Banesa nuk ishte e banueshme dhe se raportohen vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:45.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pak muaj me parë në një atentat mbeti i vrarë Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, i cili është i dyshuar për një sërë aktesh kriminale. 49 vjeçari Talo Çela është i përfshirë në grabitjen e famshme të Rinasit, si dhe në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...