Shpërthimi i një bombule gazi në një banesë në rrugën “Ali Kelmendi” në Tiranë ka sjellë plagosjen e dy personave.
Personat e plagosur janë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh, nënë e bir, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjajre dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...