Shpërthimi i një bombole gazi në një banesë, ka bërë që të pësojnë lëndime të shumta trupore nënë e bijë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e së shtunës në Durrës, më konkretisht rreth orës 19.40, raporton noa.al
Në spitalin e Durrësit janë dërguar me urgjencë nga familjarët dhe fqinjët V.P., 40 vjeçe dhe A.P., 17 vjeçe, nënë e bijë, të cilat ishin djegur në banesë nga bombola e gazit.
Mësohet se bombola ka shpërthyer teksa nënë e bijë kanë qenë duke gatuar.
Pas ndihmës së parë të dhënë në spitalin e Durrësit, ato u dërguan në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...