Një 49-vjeçar është arrestuar në Poliçan pasi është kapur duke shpërndarë doza kanabisi pranë shkollave.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli” në pranga ka rënë shtetasi, A.Z.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./euronews.al
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...