Pamjet që shihni i përkasin momentit të arrestimit të Artan Biraçit, 37 – vjeç, banues në Shkozë. Vetëm pak minuta më parë ai kishte goditur një efektiv të policisë rrugore në afërsi të rrugës “Xhanfize Keko”, në Porcelan. Një kamerë e Televizionin Klan ka ndjekur momentet e arrestimit të 37-vjeçarit, i cili njihet si përdorues i heroinës. Ai dyshohet se ishte nën efektin e drogës kur goditi policin.
Biraçi, ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Pak metra më tej ai ka ndaluar, ndërsa sipas burimeve ai ka goditur efektivin e qarkullimit rrugor. Menjëherë pas këtij veprimi, në ndjekje të Biraçit, janë vënë efektivë të policisë rrugore, njësitë “Shqiponja”, si dhe ata të rendit. Ndjekja zgjati vetëm pak minuta, pasi blutë, i bllokuan lëvizjen atij në afërsi të “Maternitetit të Ri”, në rrugën Odhise Grillo. Madje aty ai goditi edhe një veturë të Policisë Rrugore që i kishte bllokuar rrugën. Menjëherë ai u prangos dhe u dërgua në komisariatin e Policisë nr.4, ku edhe iu komunikua arrestimi në flagrancë. Hetuesit thonë se Biraçi njihet si përdorues i lëndëve narkotike.
Madje hetuesit e policisë dyshojnë se edhe në momentin e incidentit me policin ai dyshohet se ishte nën efektin e heroinës. Ai tashmë pritet të akuzohet për goditje të punonjësit të policisë për shkak të detyrës si dhe drejtimit të mjetit nën efektin e lëndëve narkotike./Arbresh.info/

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen