Agjentë të policisë së Shkodrës kanë ekzekutuar këtë të shtunë operacionin e koduar “Viluni Beach”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 1 ton e gjysmë kanabis dhe janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve një oficer policie.
Sikurse njofton Drejtoria lokale e Policisë, blici është kryer rreth orës 02:45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, në oborrin e një hoteli në pronësi të shtetasit P.V, me banim në Itali, shkruan Top Channel.
Sipas burimeve, sasia e drogës është gjetur e paketuar në një furgon, ndërkohë që një pjesë tjetër është gjetur në ambjentet e brendshme të hotelit, e paketuar në 6 çanta shpine.
Sot fillon regjistrimi për votim jashtë Kosovës
Rama: Investimi nga Harku i Bërdicës te Ura e Bahçallekut rr...
29 vjet nga rënia e Luan Haradinajt
Sot varroset 30-vjeçari që u ther për vdekje në Gjakovë
SHBA-ja dhe Irani afër marrëveshjes, çfarë zhvillimesh sjell...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri