3 banorë të fshatit Kullaj të Postribës kanë kaluar një natë në komisariatin e Shkodrës, pasi u akuzuan si punëtorë ndërtimi të pasiguruar.
Ata ishin duke punuar vullnetarisht ashtu si shumë banorë të tjerë për rindërtimin e xhamisë së rrënuar të fshatit, kur forcat e policisë së Shkodrës i kanë shoqëruar në rajon.Për këtë arsye banorët e kullajve kanë reaguar duke akuzuar policinë për një ndërhyrje absurde, pasi bëhet fjalë për një punë vullnetare të gjithë fshatit.
Besimtarët që kryejnë lutjet në këtë xhami, prej vitesh kanë kërkuar investime për të, e në pamundësi, ata nisën vullnetarisht rindërtimin e saj, kur më parë kishin siguruar lejen e ndërtimit.
Xhamia e Kullajve është ndërtuar afro 120 vite më parë, ndërsa prej disa vitesh rrezikonte të shembej si shkak i amortizimit.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë