Një djalë i ri nga Barbullushi i Shkodrës, R.B. 26 vjeç, është gjetur i mbytur në kanal mesditën e sotme. Policia tha se nga deklarimet e marra ai nuk ishte person me konflikte, por kishte probleme mendore dhe me alkolin.
Ja njoftimi i plotë:
Me datë 03.12.2017 në orën 12:50, në fshatin Barbullush Shkodër, është gjetur nga kalimtaret në një kanal kullues, trupi i pajetë i një personi i seksit mashkull. Menjëhere në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se viktima është shtetasi R.B. 26 vjeç, banues në Barbullush, i cili është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, shkruan Syri.net.
Nga kqyrja paraprake mjeko – ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm. Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë. Pritet ekspertiza e plotë mjeko ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./Syri.net
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...