Një shkëndijë elektrike dhe tymrat e çliruar në një nga shkollat 9-vjeçare të Durrësit alarmuan nxënësit dhe stafin pedagogjik këtë mëngjes.
Nxënës e mësues kanë dalë jashtë objektit arsimor, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë.
Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme, për shkak të pranisë së tymit në godinë.
Paraprakisht, burime nga shërbimi zjarrfikës i Durrësit bëjnë me dije se ka qenë një shkëndijë elektrike në një nga ndriçuesit në katin e parë të shkollës, një neon, që ka shkaktuar djegie dhe çliruar tym. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt dhe aktualisht kanë vendosur dhe një aparat ventilim-aspirimi për largimin e tymit nga ambientet e brendshme të shkollës./tch
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...