Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi edhe godinat pranë Qytetit Studenti.
Bashkia e Tiranës bazuar në akt konstatimin e inspektoriatit të ndërtimit vendosi që të prishë tre godina pasi ato janë dëmtuar në strukturë. Në këto tre godina strehoheshin familja dhe jo studente, prej 30 vitesh.
“Nuk e dimë ku do të shkojmë. Kam 15 vjet këtu, tërmeti të them të drejtën shkaktoi ca krisje. M’i morën teshat dhe dolëm jashtë. Ku do shkojmë se dimë”, shprehen banorët.
“Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’u japë bonusin 100% të qirasë, kjo bazuar në numrin e anëtarëve, ndërsa për ata që nuk kanë ku të qëndrojnë këto ditë mund të strehohen pranë banesave sociale. Dokumentaconi është shumë i lehtë për të përfituar bonusin, kartë ID, akt konstatimi dhe më pas pas bëhet përfitues i bonusit të qirasë”, shprehet Anisa Subashi, drejtore e përgjithshme e shërbimit social.
Do të shemben edhe godinat 18 dhe 19 pasi në to janë bërë ndërhyrje në strukturë për pasojë termeti ka shkaktuar dëme serioze, banorët e kësaj godine do të përfitojnë bonusin e qirasë./tch/
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...