Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrsit Besim Trezhnjevën, duke e shkarkuar atë përfundimisht nga detyra.
Vendimi për shkarkimin e Trezhnjevës u mor nga trupa gjykuese Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin Besim Trezhnjeva në prill pasi nuk justifikoi pasurinë.
Nuk justifikoi pasurine 20 milione lekeshe
Në seancën e dëgjimit të 11 prillit, u bë me dije se KPK saj ka dalë në konkluzionin se Besim Trezhnjeva ka kryer deklarim të rremë të pasurisë. Ka mosdeklarim të të ardhurave dhe ka mungese te burimeve financiare të ligjshme. Sipas Komisionit vlera e pasurisë që nuk justifikohet nga gjyqari është mbi 20 milion lekë.
Vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit
Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, sot, më datë 26.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 gërma “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit N14 datë 13.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit z. Besim Trezhnjeva. Ky vendim është përfundimtar, i formës se prerë dhe hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
U shpall sot, në Tiranë më datë 26.07.2018./ora news.tv
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”