Vazhdojnë shkarkimet nga ministrat teknikë të Bashës për përfshirjen e administratës në fushatë zgjedhore. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnje, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit. Pezullimi është bërë deri në sqarimin e plotë të situatës.
Po sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjellën në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatë elektorale.
DEKLARATA E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Ministria e Shëndetësisë, pasi ka ndjekur emisionin investigativ BOOM , në RTV Ora Neës që paraqet dëshminë e përdorimit të administratës publike (personelit të Qendrës Shëndetësore numër 1, në Lushnje) në fushatën zgjedhore, ka vendosur:
1- Pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës.
2- Ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës në terren (përkatësisht në Qendrën Shëndetësore numër 1, Lushnje)
Marrë shkas nga kjo ngjarje Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit nr. 65, datë 12.05. 2017.
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...