Shqipëria ka qenë në negociata për të blerë pajisje përmes të cilave do të përgjonte celularët dhe mjetet modernë të komunikimit, përfshi aplikacione si Facebook, Skype, WhatsUp apo edhe galeritë e fotove e bisedat në celularë e kompjuterë.
Wikileaks ka publikuar komunikimet qw janw bwrw ndwrmjet kompanisw italiane, HackingTeam,e specializuar në shërbimin e përgjimeve elektronike me Shërbimin Informativ Shqiptar dhe Ministrinë e Mbrojtjes e atë të Brendshme për t’i ofruar shërbimet e saj. Por pas pothuajse 2 vitesh kontakte autoritetet shqiptare nuk kanë marrë shërbimet e ofruara.
Para disa ditësh siguria e HackingTeam u thye dhe shumë emaile të sigurisë së HackingTeam janë bërë publikë nga Wikileaks. Email nxjerrin dhe informacionin e shkëmbyer mes HackingTeam dhe autoriteteve shqiptare, ku kontakti i parë i vendosur mes HackingTeam dhe SHISH sipas e-maileve të poseduara nga Wikileaks është bërë më 21 tetor 2013, ndërsa emaili i fundit i shkëmbyer rezulton më 08 maj 2015.
Wikileaks ka publikuar email-in ku shkruhet; “Agjencitë e interesuara, janë, së pari Kryeministri, sa i takon kontaktit tim…”, pjesë nga email-i punonjësve të kompanisë italiane të teknologjisë “Hacking System” Emad Shehata dhe Marco Bettini.
Përmbajtja e këtyre mesazheve të postës elektronike identifikon negociatat ndërmjet punonjësve të SHISH dhe kompanisë. Kurse rezulton se paralelisht për këtë sistem përgjimesh, është i interesuar edhe vetë Kryeministri Edi Rama, (referuar bisedës që është pasqyruar në e-mail).
Nga pala shqiptare figurojnë dy emra që kanë negociuar me kompaninë italiane. I pari është Ermal Dautaj zyrtar i Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe një tjetër person, Altin Hoxha i cili nuk është e qartë se kujt agjencie qeveritare i përket.
Konkretisht Dautaj dhe Hoxha, mesa kuptohet në mënyrë të veçuar, por për të njëjtin qëllim kanë negociuar më përfaqësuesit e kompanisë “Hacking Team” që së pari të kishin një demonstrim të programit.
Më tej mësohet se përfaqësuesit e kompanisë italiane, kanë vizituar Tiranën gjatë nëntori të vitit 2014 dhe kanë bërë demonstrimin e programit që ka kënaqur palën shqiptare, por me vetëm një problem të vogël, paratë. Duke qenë se negociatat u zhvilluan në fund të vitit të kaluar, agjencitë qeveritare përfshirë edhe SHISH-in, nuk kishin mundësi të disbursonin para për ta blerë pajisjen por kanë kërkuar që negociata të rifillonin me miratimin e buxhetit për vitin 2015.
Nga mënyra e diskutimit duket se pala shqiptare ka patur të gjithë predispozitën për ta blerë pajisjen me miratimin e buxhetit por tashmë pikëpyetja e vetme është se cila është agjencia shtetërore që e ka blerë këtë pajisje, SHISH apo Kryeministri Edi Rama? Zyrtari i SHISH, adreson si pikë kontakti edhe Ministrin e Transporteve Haxhinasto.
/albeu
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...