Pronari me thikë në dorë dhe turistë që turren nga sytë këmbët. Është panorama e trishtë e turizmit shqiptar. Detaje të reja janë mësuar në lidhje me sherrin e regjistruar së fundmi në Sarandë mes një pronari restoranti dhe disa klientëve.
Në media thuhet se pronari i cili është përplasur me klientët e tij është shtetasi Alban Çova, 48 vjeç i shpallur për momentin në kërkim.
Mësohet se konflikti i turpshëm në mes të rrugës ka nisur pasi disa klientë nga Delvina u ankuan për çmimet e larta në restorantin e Çovës në aksin Turizëm, Kanali i Çukës.
Ata kanë refuzuar të paguajnë faturën, por sapo kanë dalë nga restoranti pronari, Alban Çoba i ka ndjekur dhe i ka kërcënuar me thikë. Kur policia ka shkuar në vendngjarje 48-vjeçari nuk ka qenë më aty, ai nuk është gjetur as në banesën e tij.
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë