Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, aty ku një person humbi jetën pasi u godit disa herë me sëpatë në kokë. Në dëshminë e tij para policisë autori Zamir Topi nga fshati Pocestë ka deklaruar se e vrau bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani pasi kishin pasur një konflikt për një vend në varreza.
Topi pretendon se viktima Osmani i ka dëmtuar varrin e nënës. Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t’i rregullonte varrin e nënës.
“Nuk kisha qetësi në shpirt. E takova dje dhe e paralajmërova. Më tha se këtë do ta bënte vetëm kur të vdiste. Sot shkova bleva një sëpatë 5 mijë lekë me paratë e fundit që kisha në xhep dhe e godita. Do Zoti nuk vdes se nuk dua të bëj një krim”, është shprehur ai.
Kjo temë ka sjellë edhe konflikte të vazhdueshme mes dy persona, për të kulmuar me vrasje ditën e sotme.
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...