Policia e Elbasanit ka ndërhyrë në kohë gjatë natës së kaluar në një konflikt ku janë përdorur dhe armët e zjarrit. Sherri ka ndodhur mes menaxherit të një lokali dhe klientit në një lokal me muzikë pranë Universitetit.
Zyrtarisht policia bën me dije se në Sallën Operative të Komisariatit Elbasan ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.
41-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbërritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistoletë, si dhe një gëzhojë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”./bw

Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...