Një robot ka nisur punën si kamarier në një kafene në jug të Shqipërisë. Ai po përshkruhet si ‘kamerieri pa fjalë”.
Roboti lëviz mes tavolinave dhe shpërndan porositë pa komunikim verbal, duke sjellë një mënyrë të re shërbimi në zonat turistike.
Kafeneja ndodhet në një nga qytetet bregdetare dhe kjo është hera e parë që përdor një robot për të ndihmuar në shërbim.
Pavarësisht se një risi teknologjike për zonat turistike, roboti-kamarier nuk ka shpëtuar pa komente negative dhe ironi në rrjetet sociale.
@a2_cnn Kamarieri “pa fjalë”, nis punën në jug #tiktok #a2cnn #like #lajmeshqip
“Ky do 7 orë të rrotullohet dhe të sjellë porosinë. Shqiptari nuk duron dot 2 minuta o migo mio!”, shkruan një komentues, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e robotit.
“1 javë do rrijë, do e shohësh tu ngjit Llogaranë dhe ai”, shkruan një tjetër.
Ndërkohë, nuk mungojnë as komentet që e lidhin robotin me problemet klasike të tregut të punës në vend; “Shikoni kur ta lërë punën dhe ky roboti, se nuk do e paguajn!”.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin