Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish sot përmes rrjeteve sociale, duke shpjeguar përse heshti kryeministri Rama sipas saj gjatë seancës plenare maratonë të enjten, e cila vulosi me 75 vota të shumicës shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë”, arsyeton kryetarja e LSI.
Postimi:
Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë.
Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjjthë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë.
Edi rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjjthë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij.
Sikunder është e qarte se qytetarët do t’a mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë.
Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...