Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Tritan Shehu, shprehet se po cenohet sovraniteti kombëtar dhe njëherësh perspektiva europiane. Me anë të një reagimi në ‘Facebook’, ai pohon se vijon të valëvitet flamuri kinez në pozicionin më prezantues të Shqipërisë, që sipas Shehut, ky është një mesazh sfide dhe arrogance ndaj Brukselit dhe Uashingtonit.
“Me kokefortesi po cenohet sovraniteti e imazhi i yne kombetar, perspektiva e jone europiane, sikur te ishim nje “Republike Bananesh”. Vazhdojne te valviten flamujt gjigand kineze ne pozicionin me prezantues te Shqiperise, aty ku paraqitet sovraniteti e “fytyra” e jone, ne hyrje- dalje te Rinasit.
Pra ky nuk eshte thiesht nje “lapsus”, por eshte nje strategji e qarte Rilindase, qe cenon sovranitetin, interesat tona kombetare, te ardhmen tone perendimore. Eshte edhe nje mesazh sfide dhe arrogance ndaj Brukselit e Ëashingtonit, kerkesave e politikave te tyre strategjike.
Eshte nje kundervenie ndaj partnereve tane te rendesishem, duke filluar nga Gjermania. Aty ku duhet te valviteshin vetem flamuri i yne kombetar me ate te BE, rregull absolut ky jo thjesht dinjiteti, qendron si ne kohen e Enver-Maos flamuri kinez, gje qe ka ngjallur habi dhe indinjate edhe te partneret tane.
“Shtetaret”, deputetet, drejtuesit e Ministrise se Jashteme, te Transpoteve, te Protokollit te Shtetit e institucioneve te tjera pergjegjese qe heshtin, a nuk e shikojne kete palacollek, apo kalojne vetem nga VIP-i!? Fotot jane te sotme.”, shkruan Shehu.
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...