Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas dakordimit të arritur sot mes opozitës dhe mazhorancës, që i rikthen normalitetin Kuvendit.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.
Edhe Bashkimi Evropian, përmes një reagimi, mirëpret lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.
“Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”, shkruhet në deklaratë.
Sot, në parlament u arrit një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit. Në mbledhjen e kryetarëve, Gazment Bardhi u ul përballë socialistëve, pasi kishte marrë mandatin nga PD dhe Berisha. Në mbledhje, u vendos se së shpejti do ndërtohen dy komisione hetimore./TCh
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...