Amerika vazhdon të ndihmojë Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se ambasadorja Kim bashkë me ministren Xhaçka kanë inspektuar punimet për shkatërrimin e municioneve të vjetra luftarake.
Ambasada thotë se përmes këtij partneriteti, Shqipëria po bëhet vend më i sigurt për të jetuar.
“Sot, Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, vizituan një prej projekteve të shumta për asgjësimin e municioneve në Shqipëri, drejtuar nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak. Nën programin e Ndihmës Humanitare të Minave, të Komandës Evropiane të Sh.B.A. (EUCOM), Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët shqiptarë për të minimizuar rreziqet dhe ndikimet e mbetjeve eksplozive të luftës. Ky është vetëm një shembull se si partneriteti amerikan-shqiptar për mbrojtjen po e bën Shqipërinë një vend më të sigurt për të jetuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...