Më shumë se 42 mijë vizita dhe shërbime u janë ofruar falas, afër zonave turistike, pushuesve vendas dhe të huaj në këtë sezon në 29 qendrat shëndetësore verore të hapura 24 orë pa ndërprerje nga veriu në jug.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli në vëmendje punën e kryer nga ekipet shëndetësore përgjatë sezonit veror.
Sipas saj, shërbimi do të vijojë në qendrat shëndetësore verore të zonave bregdetare deri më 15 shtator.
Falë këtij shërbimi, qytetarët janë trajtuar në kohë dhe me cilësi, duke shmangur edhe fluksin në spitale, ndërsa për çdo emergjencë është bërë koordinimi nga Urgjenca Kombëtare, me autoambulancat e dedikuara afër zonave turistike.
Qendrat shëndetësore verore u hapën në 15 qershor, ku për herë të parë u përfshi edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me COVID-19, për një sezon turistik të sigurt. Në këto qendra shërbejnë më shumë se 170 mjekë dhe infermier./lexo/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...