Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë.
Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit, shkruan a2cnn.
Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.
Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës rihter.
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit
Presidenti i Fenerbahçes lirohet nga burgu pasi u akuzua ...