Kur ende nuk ka një datë të përcaktuar për çeljen e sezonit turistik, pronarët e lokaleve në Seman dhe Darëzezë të Fierit, kanë filluar përgatitjet për pritjen e turistëve.
Edhe pse në kohë pandemie, pritshmëritë e tyre janë të mëdha në qoftë se plazhet do të funksionojnë me protokollin e masave të distancimit social. Kjo për arsyen se çdo vit në këto plazhe, distancat ndërmjet çadrave kanë qenë të mëdha, falë edhe hapësirave të konsiderueshme që ka bregdeti në këto zona.
Megjithëse ky sezon është shumë më i vonuar se sezonet e tjera, pronarët e lokaleve shpresojnë të rikuperojnë një pjesë të investimeve të kryera paraprakisht. Por nëse nuk do të lejohet vendosja e çadrave dhe shezlongeve nga pronarët e lokaleve, ata shprehen se falimentojnë.
Prej disa ditësh ka filluar edhe pastrimi i brezit të rërës në të dy plazhet. Gjatë fazës së parë po pastrohen mbetjet plastike që ka nxjerrë deti gjatë stinës së dimrit, ndërsa në fazën e dytë do të bëhet sitja e të gjithë brezit të rërës. Pastrimi i plazheve do të përfundojë në 31 maj./TCH
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...