Tre vëllezër janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur me drogë gati për trafikim. Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune një mujore kanë arrestuar në flagrancë shtetasit (vëllezër) Arben Deda, 34 vjeç, banues në fshatin Malaj në Mirditë, Ilir Deda, 31 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë dhe Paulin Deda, 28 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Malaj, Mirditë, u gjetën dhe u sekuestruan 3.5 kg lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike Cannabis Sattiva, e cila ishte në gjendje të tharë dhe e paketuar në pesë qese të mbështjella me plasmas të tejdukshëm.
Kjo lëndë do të trafikohej nga shtetasit e arrestuar si dhe u sekuestruan edhe katër telefona. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. /albeu.com/
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin