Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, Autoritetet Doganore, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.
Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Rinas, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, më datë 15.09.2020, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u konstatua dhe u ndalua shtetasi B.M. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej GBP 20.000.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve, të cilët kalojnë në PKK të RSH detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 10.000 EURO./tch
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan