Gjykata e Posaçme është tërhequr për të marrë vendimin mbi vlerësimin e masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar në mungesë masën e arrestit në burg. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxe, për të cilën rëndojnë të njëjtat vepra penale, ajo e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Veliaj u shoqërua nga punonjës të policisë së shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga Bashkia e Tiranës në drejtim të policisë, ku do të qëndrojë i izoluar derisa të dalë përballë gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë qe iu caktua në mungesë.
Masa arrest në burg u lëshua edhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.
Bëhet fjalë për biznesmenët që dyshohet se kanë përfituar tendera në mënyrë korruptive nga Bashkia e Tiranës mes të cilëve, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u vu në pranga kryebashkiaku Veliaj./abcnews.al
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...