Gjatë samitit “Rruga jonë drejt BE” në Tiranë, Kryeministri Edi Rama theksoi se Ballkani Perëndimor po ecën përpara së bashku, duke përdorur planin e rritjes si udhërrëfyes dhe duke u fokusuar jo në pritje pasive, por në lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët evropian.
“Për shkak të mosmarrëveshjeve të vjetra, kemi humbur trenin, në vend që të merrnim një biletë. Evropa nuk ka qëndruar në pritje, por ka vepruar, dhe as ne nuk mund të shtyjmë punën e sotme. Bashkë duhet të ndërtojmë atë që na takon sot,” tha Rama.
Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor nuk po hyn në BE me “duar bosh”, por si kontribuues në tregun e përbashkët dhe sigurinë rajonale, duke u mbështetur në reforma transformuese që janë bërë të prekshme për qytetarët.
“Nuk po ecim drejt Evropës me duar bosh dhe aspak si ata që lypin, por po ecim me rezultatet të arritura, me reforma të realizuar dhe investime të siguruara dhe detyrat e shtëpisë të plotësuara. Ne do ecim para derisa sa Ballkani të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribuues për ekonominë dhe të ardhmen e tij dhe si kontribuues të sigurisë. Për sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë”, tha Rama
Rama theksoi rëndësinë e 618 hapave drejt Evropës përmes agjendës së reformave, me një mbështetje prej 414 milionë eurosh, që prekin fusha kyçe si financat publike, sundimi i ligjit, biznesi, ekonomia dhe teknologjia.
“Reformat mund të duken të lodhshme në letër, por janë transformuese në realitet. 618 hapa drejt Evropës me agjenda e reformave dhe rajoni nuk ka provuar asnjëherë reforma në këtë shkallë, 414 mln euro të lëvruara dhe këto reforma prekin financat publike, sundimin e ligjit, biznesit, ekonomike, teknologjinë etj. Reformat që janë shumë të lodhshme në letër, por transformuese në realitet”, tha Rama.
Investimet strategjike dhe infrastruktura dixhitale
Rama foli edhe për heqjen e tarifave roaming për qytetarët do të fillojnë të ndihen në 2026, ndërsa Shqipëria do t’i aplikojë ato përfundimisht në prill të 2026. Ai shtoi se kjo nuk ka të bëjë vetëm me telefoninë, por edhe me heqjen e barrierave dixhitale mes Ballkanit dhe Evropës, përmes krijimit të identitetit dhe portofolit dixhital.
Në kuadër të programit WiFi i Ballkanit Perëndimor, janë përzgjedhur 394 bashki në rajon, përfshirë 61 në Shqipëri, dhe rrjetet e para do të aktivizohen nga fshatrat deri te qytetet dhe pikat turistike, duke e bërë integrimin evropian të dukshëm për qytetarët në jetën e përditshme.
“Tarifat roaming qytetarët do e ndjejnë në 2026 në xhepat e tyre, Shqipëria do i përfundoj deri në prill të 2026. Do jetë suksesi ynë i ardhshme për SEPA-s. Roaming nuk ka të bëjë me tarifat telefonike por me heqjen e një tarife tjetër mes nesh dhe Evropës. Ne e kemi nisur këtë proces në Shqipëri, dhe nga viti i ardhshëm do të bëhet pjesë e jetës sonë, duke na afruar më shumë me Evropën. Kur BE të nisë me procesin e anëtarësimit në 2027, ne do të jemi gati për pritjen aty.
Infrastruktura dixhitale e Evropës është në çdo cep i i lidhjes me programin WiFi i Ballkanit Perëndimor është realizuar. 394 bashki janë përzgjedhur, 61 në Shqipëri, 114 në Bosnje-Hercegovinë, 33 në Kosovë, 24 në Malin e Zi, 63 në Maqedoninë e Veriut dhe 99 në Serbi. Rrjetet e para fillojnë të aktivizohen prej këtij viti, nga fshati në qytet nga shkollat në pikat turistike, qytetarët tanë do e ndjejnë Evropën sa herë lidhen në telefonat e tyre. Kështu duket integrimi kur e shikon të dukshme në jetën e përditshme.
Identiteti dixhital dhe portofoli dixhital do të jenë nismat e së ardhmes. Ne në Shqipëri e kemi gati dhe nga viti i ri do bëhet pjesë e jetës tone duke iu afruar edhe më shumë Evropës. Kur BE të nis me të në 2027 ne do të jemi në pritje aty për BE”, tha Rama.
Përparimet në pikëkalimet kufitare
Rama njoftoi gjithashtu progresin në 16 pika kufitare, ku marrëveshjet mes Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore do të mundësojnë financim dhe ekspertizë, duke reduktuar radhët, ulur kostot logjistike dhe përshpejtuar ekonominë rajonale.
“Tre pikëkalime kufitare nga pengesa në moteorë zhvillimi. Kemi rënë dakord për 16 përparësi përmirësimi në pikat kufitare, përfshirë 11 pika kalimi kufitare mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe 5 pikëkalime të CEFTA-s. Sot është dita që me marrëveshjen e kontributit mes KE dhe Bankës Botërore do të ti hapet rruge financimit dhe ekspertizës. Kjo nënkupton radhë më të shkurta, kosto më të ulët logjistike, konkurrueshmëri më e lartë, ekonomi më të shpejtë”, tha ai./rtsh
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...