Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën të hënën në Durrës në Samitin rajonal Brdo-Brijuni, për të zhvilluar bisedime për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian (BE).
Tema e samitit të sivjetshëm do të jetë “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.
Takimi do të përqendrohet në të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin.
Samiti vjen në një moment kyç për Ballkanin Perëndimor, ku përveç temës së integrimit evropian, do të trajtohen edhe çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit politik në rajon.
Axhenda e Samitit
10:30-10:50 -Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.
Pritja e krerëve të delegacioneve nga Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, dhe Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç.
Foto familjare.
11:00-13:00- Seanca plenare.
11:05- Fjala hapëse nga Presidenti Begaj.
13:00- Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentëve: Begaj, Pirc Musar dhe Milanoviç.
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...
Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në she...
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin