Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e kësaj të shtune një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ndër të tjera është pyetur dhe për politikanët që e frymëzojnë.
Berisha përmendi emrat e Winston Churchill, Ronald Reagan apo edhe Martin Luther King.
Po ashtu, Berisha përmendi edhe presidentin aktual amerikan Donald Trump, ku sipas liderit demokrat e frymëzoi kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm.
“Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë. Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit. Më ka frymëzuar shumë Çërçilli kur thotë se nuk dorëzohemi kurrë por do luftojmë në tokë, në det, në ajër, në një kohë kur situata ishte dëshpëruese për Britaninë e Madhe. Më ka frymëzuar jashtë mase Ronald Regan kur deklaroi se çështja gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit, zoti Gorbaçov rrëzojë këtë mur”.
“Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri”, ka deklaruar Berisha.
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq