Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të trafikantit Moisi Habilaj i cili akuzohet nga Italia për trafik droge. Përmes një postimi në facebook, Berisha thotë se shumë shpejt pritet që në pranga të vihet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, Habilaj është kushëriri i Tahirit, ndërsa hedh akuza se droga prej 3.5 ton që është kapur ditën e sotme në Itali, është transportuar me skafin e ish-ministrit.
Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha
Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit nderkombetar!
Miq! Arrestohet ne Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku qe transportoi 3.5 ton droge me skafin e Saje qorrit ne Itali.
Po ju rikujtoj ketu se Habilajt, sipas kontrollit te TIMS kane transportuar dorge jashte vendi 27 here me makinen e kushos-bandit minister Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagani, i kushtoi postin ketij te fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi ate dhe e dha per ndjekje.
Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikerisht diten e vizites se Edi Rames ne Berne. Gjithashu, 3,5 ton droge ne Itali, sipas burimeve te sigurta te vendit mik, eshte transportuar me skafin e Saje qorrit, te cilin ai e bleu dhe e la ne “ruajtje” tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve qe kemi bere ne parlament Saje qorri u detyrua te beje nje akt shitje fallco te skafit te tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze! sb

Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...