Tensionohet situata ne Kuvend. Pas akuzave te forta te kreut te PDse, Lulzim Basha, ka reaguar kryeparlamentari Gramoz Ruci.
Ai ka sqaruar se perse nuk mund te mblidhet konferenca e kryertareve dhe i ka terhequr vemendjen Bashes per pushtim te fotores se Kuvendit.
“Nuk ka asnjë atribut konferenca e Kryetarëve kur seanca është e mbledhur për rendin e ditës, propozohet një pro dhe një kundër qoftë për futje ose nxjerrje nga rendi i ditës, diskutuan tre kolegë ndërkohë. Sipas nenit përkatës për të futur ose nxjerrë cështje të caktuara nga rendi u votua dhe konferenca e kryetarëve nuk merr kompetenca që nuk i ka. Kjo cështje është e mbyllur, nuk është mbyllje e gojës e opozitës, do ishte etillë nëse unë nuk do lejoja të kishte diskutim, diskutim të ketë, nuk është e drejtë e seancës, as imja të ndërpresë diskutimin, kjo cështje konsiderohet e mbyllur”- tha Ruçi, duke iu përgjigjur Bashës. Teksa ai sqaronte, Basha ka qëndruar në foltore dhe përreth u mblodhën deputetet e PD-së.
Ruci njoftoi se ai nuk ka të drejtë të pushtojë foltoren. “Do ndëshkohesh dhe nuk dua ta nis seancën me ndëshkimin tuaj si deputet, zoti Basha ke pushuar foltoren. Tërheq vërejten sipas rregullores”- tha Ruci dhe njoftoi 5 minuta pushim.
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell