Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec nuk arritën t’i gëzohen rrugës së re, që e kishin kërkuar prej shumë vitesh.
Në fshat janë ende të tronditur nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së dielës, e që siç thonë ata u mori dy djemtë më të mirë.
Dy kushërinjtë Amarildo, 29 vjeç, dhe Festim Dogani, 21 vjeç, po ecnin në trotuar, kur u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në një zonë të banuar.
Në Arapaj, të gjithë janë në panik nga rreziku që u erdhi bashkë me asfaltin. Shkolla fillon së shpejti dhe godina ku mësojnë 500 nxënës ndodhet buzë rrugës.
Banorët kërkojnë vendosjen e ndriçimit, sinjalistikës, si dhe pengesave në rrugë, por edhe më shumë kontrolle nga Policia e Shtetit./tch
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit