Në dhjetor 2025, strukturat akomoduese në Shqipëri shënuan rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net-qëndrimeve krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Numri total i vizitorëve u rrit me 27,2%, ndërsa vizitorët e huaj shënuan rritje edhe më të fortë me 47,6%, duke konfirmuar interesin në rritje për turizmin në vend. Po ashtu, net-qëndrimet u rritën me 26,2%, me rritje më të lartë nga turistët e huaj me 39,2%.
Italia mbetet burimi kryesor i turistëve të huaj me 25% të totalit, e ndjekur nga Kosova me 16% dhe Gjermania me 6%, ndërsa norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 20,4%, nga 18,1% një vit më parë.
Në total, në dhjetor 2025 u regjistruan 65,817 vizitorë rezidentë dhe 107,377 vizitorë jo-rezidentë në strukturat akomoduese, duke treguar rritje të fortë të turizmit hyrës dhe një zgjerim të aktivitetit turistik në vend./euronews.al
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...