Tirana, është kthyer në një destinacion gjithnjë e më të preferuar nga turistët e huaj. Numri i vizitorëve rritet ndjeshëm, ndërsa kryeqyteti mahnit me ndërthurjen e traditës dhe modernes.
Tirana po zgjidhet gjithmonë e më shumë nga turistët e huaj si një prej qyteteve që duhet të vizitohet patjetër gjatë vizitës së tyre në Shqipëri.
Grupet e turistëve vërehen në qendër të Tiranës, aty ku janë të përqendruara edhe më shumë Monumentet e Kulturës. Shumë prej tyre e kanë vizitën e parë, dhe veç mikpritjes ajo që i impresionon është shkrirja e të vjetrës dhe të resë, që vërehet më shumë tek ndërtesat e reja dhe godinat historike.
Sipas operatorëve turistikë, kjo rritje e numrit të turistëve pritet të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshëm./rtsh.al
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...