Mosha mesatare që një grua zgjedh të bëhet nënë për herë të parë po vjen në rritje nga vitit në vit.
Të dhënat e fundit të Bashkimit Evropian tregojnë se mosha mesatare e lindjes së parë në BE është 29.8 vjeç.
Në vende të ndryshme, kjo moshë ndryshon ndjeshëm, nga 24.7 vjeç në Moldavi deri në 31.8 vjeç në Itali.
Edhe Shqipëria ndjek këtë trend, me gratë që bëhen nëna për herë të parë në moshën mesatare 29,5 vjeç.
Ekspertët thonë se vonimi i prindërimit lidhet më së shumti me emancipimin e vajzave që zgjedhin të përfundojnë studimet, të sigurojnë stabilitet financiar dhe të krijojnë lidhje të qëndrueshme përpara se të kenë fëmijë.
Në pjesën lindore dhe qendrore të Evropës, gratë zakonisht bëhen nëna në mes të të 20-ave, ndërsa në Evropën Perëndimore dhe Jugore, shumë presin deri në të 30-at e hershme.
Ekspertët paralajmërojnë se vonimi mund të rrisë rrezikun e problemeve të fertilitetit, pasi biologjia nuk ka ndryshuar.
Megjithatë, vendet me gratë që presin më gjatë nuk kanë domosdoshmërish familje më të vogla shumë prej tyre vazhdojnë të kenë një numër të lartë fëmijësh, thonë të dhënat zyrtare./euronews.al
36 të vdekur nga protestat në Iran, mbi 2 mijë persona të ar...
Lëndohet një qytetar në Rahovec, dyshohet se plagosi veten
Vdes në QKUK një shtetas i huaj
Cilët kandidatë nga legjislatura e kaluar mbetën jashtë Kuve...
Uji vërshon brenda bizneseve në Gjirokastër
Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...